Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, njoftoi se është siguruar një zgjidhje për t’u mundësuar të gjitha fshatrave lidhje dhe qasje në autostradën e re Kërçovë–Ohër.
Të lidhura
None found
Ai sqaroi se projekti fillestar nuk kishte parashikuar kyçje, rrugë apo rrugica për vendbanimet përreth. Për këtë arsye, është hartuar një projekt për ndërtimin e rrugëve paralele, ndërsa për realizimin e punimeve është marrë edhe miratimi i komisionit të UNESCO-s.
Projekti përfshin ndërtimin e rrugëve paralele dhe rrugicave me gjatësi totale prej 18 kilometrash. Kjo infrastrukturë pritet t’u krijojë fshatrave në të dy anët e autostradës mundësinë e qasjes në të, duke shmangur shkëputjen e tyre nga Struga, Ohri dhe Kërçova.
“Ishim në hyrje të fshatit Mesheisht, dhe kur është ndërtuar projekti për autostradën Kërçovë Ohër, nuk ishin paraparë as rrugë as rrugica as kyçje, apo të ngjashme, dhe kështu pjesa më e madhe e fshatrave në anën e djathtë dhe të majtë të autostradës, duhej të ishin të shkëputura nga Ohri, Struga, Kërçova e Shkupi dhe ne këtë e korrigjuam dhe projektuam rrugë paralele në gjatësi prej 18 kilometra në pjesën e poshtme të autostradës, duhej patjetër të kërkojmë miratim edhe nga komisioni i UNESCO-s, dhe në gjashtë muajt e kaluar punuam me ta dhe morëm miratimin e tyre dhe tashmë mund të shihni se qasja për në Mesheisht punohet e aty ku përfundon puna do e vazhdoj komuna, dhe kjo do të thotë lidhje jo vetëm për Strugën por edhe për fshatrat që gravitojnë në komunën e Strugës”, deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.
