Chelsea e konsideron Joao Pedron të paprekshëm, Barcelona mbetet pa një alternativë

Barcelona pritet të hasë vështirësi në gjetjen e një zëvendësuesi për Julian Alvarezin, pasi një prej emrave të përmendur si alternativë duket se është jashtë mundësive.

Të lidhura

None found

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, ka theksuar se Joao Pedro nuk paraqet një mundësi reale për klubin katalunas nëse transferimi i Julian Alvarezit nuk realizohet.

Edhe pse sulmuesi brazilian është lidhur me Barcelonën, Romano sqaron se arritja e një marrëveshjeje për të është thuajse e pamundur.

Chelsea nuk planifikon të heqë dorë nga Joao Pedro gjatë kësaj vere, pasi e vlerëson 24-vjeçarin si një pjesë të paprekshme të projektit të saj.

Joao Pedro kaloi te Chelsea nga Brightoni në vitin 2025 dhe kontrata e tij me skuadrën londineze është e vlefshme deri në vitin 2033.

Si rrjedhojë, nëse nuk siguron shërbimet e Julian Alvarezit, Barcelona do të duhet të orientohet drejt opsioneve të tjera.


Shtuar 18.07.2026 18:42

MatbetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio