Iniesta: Spanja duhet të mendojë për lojën e saj, Messin nuk mund ta ndalosh plotësisht

Andres Iniesta vlerëson se Spanja nuk duhet ta ndërtojë strategjinë për finalen e Kupës së Botës 2026 vetëm mbi përpjekjen për të frenuar Lionel Messin, pasi argjentinasi, sipas tij, është thuajse i pamundur për t’u neutralizuar.

Të lidhura

None found

Ish-mesfushori i Barcelonës, që ka luajtur për vite me Messin në Camp Nou, u ka sugjeruar spanjollëve të fokusohen te identiteti i tyre në fushë dhe te mënyrat për t’i shkaktuar probleme Argjentinës.

“Ta neutralizosh Messin plotësisht është e pamundur”.

“Për Spanjën është shumë më e rëndësishme të përqendrohet te mënyra se si mund ta dëmtojë Argjentinën përmes stilit të saj të lojës, duke krijuar mundësi dhe duke i shfrytëzuar ato”.

“Nuk kam fjalë dhe nuk di si ta përshkruaj. Vendosmëria e tij, bindja dhe gjithçka që jep në çdo ndeshje e meritojnë respektin më të madh”, deklaroi Iniesta.

Argjentina dhe Spanja do të përballen në një finale historike më 19 korrik, në një duel mes dy kombëtareve.

Për Messin, ky do të jetë edicioni i gjashtë i Kupës së Botës, çka e bën futbollistin e parë në histori që mbërrin në këtë shifër. Kapiteni i Argjentinës është gjithashtu golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në historinë e turneut, me 21 gola dhe 12 asistime në 33 paraqitje./


MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio