Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikës, gjatë vitit shkollor dhe akademik 2025/2026 në konviktet për arsimin fillor, të mesëm dhe në ato studentore janë akomoduar gjithsej 5.232 nxënës e studentë. Kjo shifër është 7 për qind më e lartë krahasuar me vitin 2024/2025.
Të lidhura
None found
Në vitin 2025/2026 në vend kanë funksionuar 9 konvikte studentore, si edhe 19 konvikte për nxënës të shkollave fillore, të mesme dhe të mesme fetare. Ato kanë ofruar strehim për 3.427 studentë, 1.750 nxënës të arsimit të mesëm, 55 nxënës të shkollave fillore, 31 nxënës të shkollës së mesme fetare ortodokse dhe 57 nxënës të shkollës së mesme fetare islame.
