LSDM: Mickoski dhe Koçovska synojnë t’u ngarkojnë qytetarëve 2 miliardë euro borxh në vitin 2027

LSDM-ja akuzon Hritisjan Mickoskin dhe Gordana Dimitrieska Koçovskën se planifikojnë t’i shtojnë qytetarëve të Maqedonisë edhe dy miliardë euro borxh gjatë vitit 2027.

Sipas partisë, për të arsyetuar nivelin e lartë të borxhit, Koçovska dhe Mickoski pretendojnë se shuma duhet të përdoret për shlyerjen e detyrimeve ekzistuese.

Të lidhura

None found

Në projektbuxhetin për vitin 2027, të propozuar nga Koçovska, janë parashikuar 64.6 miliardë denarë, ose rreth 1 miliard euro, për shlyerjen e borxhit.

LSDM-ja thotë se është demaskuar edhe pretendimi për disa “borxhe të trashëguara”.

Partia opozitare pretendon se Mickoski e ka rritur borxhin me 4 miliardë euro, një shumë që është 50 për qind më e lartë se borxhi i përgjithshëm i shtetit nga pavarësia e deri më sot.

Me projektbuxhetin e vitit 2027, sipas LSDM-së, qytetarët planifikohet të ngarkohen edhe me 2 miliardë euro të tjera borxh.

Ndërkohë, qytetarët po përballen me vështirësi, kostoja e jetesës vazhdon të rritet dhe pagat mbeten pas. Për vitin 2027 është njoftuar rritje e çmimeve të ngrohjes dhe energjisë elektrike, çka do të rëndojë më tej standardin e jetesës.

“Qytetarët do të kenë borxhe të reja dhe do të paguajnë norma të larta interesi, ndërsa nuk ka fonde për pagën minimale prej 600 eurosh, për një vakt më të madh studentor apo për bujqit”, deklarojnë nga LSDM-ja.


Shtuar më 18.11.2026 10:19

Tags:
deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetextrabetultrabetgrandpashabetjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet