Kupa e Botës 2026 po hyn gradualisht në fazën përmbyllëse, ndërsa para finales së madhe të së dielës zhvillohet sonte, të shtunën, përballja për vendin e tretë. Franca dhe Anglia do të ndeshen në Miami, me sfidën që nis në orën 23:00.
Ndonëse duelët për medaljen e bronztë zakonisht konsiderohen si ndeshje ngushëlluese, përballja mes dy fuqive evropiane pritet të sjellë ritëm dhe rivalitet të madh nga fillimi deri në fund.
Të lidhura
None found
Franca e Didier Deschamps vjen pas eliminimit në gjysmëfinale nga Spanja fantastike, e cila triumfoi 2-0. Në ndeshjen e fundit nën drejtimin e Deschamps, Trikolorët synojnë të dëshmojnë se disfata ishte vetëm një ditë e keqe dhe të sigurojnë një tjetër medalje botërore.
Edhe Anglia e drejtuar nga Thomas Tuchel mbeti pranë realizimit të ëndrrës së saj, por pësoi një humbje të dhimbshme 2-1 ndaj Argjentinës, në një sfidë shumë të tensionuar që u vendos pas përmbysjes. Anglezet duan ta mbyllin turneun me mentalitet fitues, duke rrëmbyer vendin e tretë në Kupën e Botës më masive deri më tani.
Përveç vlerës që ka për kombëtaret dhe medaljes së bronztë, takimi mbart peshë të veçantë edhe për Kylian Mbappe. Ylli kryesor i Francës do të synojë sonte titullin e golashënuesit më të mirë të turneut dhe Këpucën e Artë.
Gara në krye të renditjes së realizuesve mbetet tepër e ngushtë. Lionel Messi dhe Mbappe kanë realizuar nga 8 gola, por argjentinasi kryeson falë një asisti më shumë, 4 kundrejt 3.
Mbappe mund ta kalojë rivalin e tij nëse shënon sonte, ose nëse regjistron dy asistime, duke i shtuar presionin Messit përpara finales. //
