Zyrtarë gjermanë dhe të BE-së kërkojnë shkarkimin e ministres serbe pas deklaratës për Kosovën

Një deklaratë e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka nxitur reagime të forta ndërkombëtare. Ajo kishte thënë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Të lidhura

None found

Zyrtarë të lartë nga Gjermania dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë qëndrim, duke e konsideruar të papranueshëm dhe duke kërkuar largimin e saj nga posti.

Michael Gahler, eurodeputet gjerman i Partisë Popullore Evropiane (EPP), theksoi se deklarata të tilla nuk mund të shpërfillen kur vijnë nga një ministre e një shteti kandidat për anëtarësim në BE.

“Deklarime të këtilla nga një ministre e një vendi kandidat nuk mund të injorohen: më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq tha në një intervistë televizive se, sikur të kishte qenë në vend të Millosheviqit më 1998, ajo ‘do ta spastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët’”.

“Pres që ajo të shkarkohet nga detyra”, shkroi Gahler në platformën X.

Edhe Jasmina Hostert, deputete e Bundestagut gjerman për rrethin Böblingen, reagoi ndaj ministres serbe. Sipas saj, deklarata e Paunoviqit përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Është e papranueshme. Kushdo që justifikon spastrimin etnik po tall viktimat e Luftës së Kosovës dhe po shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare”, ka shkruar Hostert.

Ajo kërkoi gjithashtu largimin e Paunoviqit nga detyra.

“Nuk duhet të ketë vend për fjalë të tilla në një qeveri demokratike; ato dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor. Ministri duhet të japë dorëheqjen”, ka deklaruar deputetja gjermane.

Reagim pati edhe nga Adis Ahmetoviq, deputet i Bundestagut për Hanoverin Verior.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian. Kjo përfshin edhe Serbinë. Por një frymë nacionalizmi dhe urrejtjeje, që buron nga disa qeveri, nuk ka vend në bashkësinë tonë evropiane të vlerave”, ka shkruar Ahmetoviq.

Sipas tij, Beogradi duhet t’i përgjigjet kësaj çështjeje me shkarkimin e menjëhershëm të Paunoviqit.

Qëndrim ka mbajtur edhe Komisioni Evropian. Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se nuk mund të përfytyrojë që Paunoviq të vijojë të jetë ministre pas deklaratave të tilla “të tmerrshme”.

Ndërkaq, institucionet e Kosovës e kanë shpallur Snezhana Paunoviqin “non grata”.


Shtuar 18.07.2026 08:34

MatbetjojobetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş