Partizani ka përfunduar përgatitjet për miqësoren e nesërme ndaj Besës së Kavajës, siç bëri të ditur klubi përmes publikimit të fundit në rrjetet sociale.
Në seancën stërvitore u panë disa prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës, mes tyre Rrok Toma, i rikthyer pas pjesëmarrjes me Vllazninë në Kupat e Europës, si edhe Albers Keko, Sidibe dhe Human.
Të lidhura
None found
Megjithatë, në fotot e publikuara nga klubi i kuq nuk shfaqet Xhuliano Skuka. Mungesa e qendërsulmuesit kryesor të ekipit bie në sy, ndërsa ende nuk dihet nëse sulmuesi dibran ka ndonjë shqetësim fizik apo bëhet fjalë për një arsye tjetër.
Përballja ndaj Besës do të përbëjë testin e parë për trajnerin e ri të “Demave të Kuq”, Florin Bratu.
