Pamjet tregojnë zonën ku Thimjo Rubati, i njohur edhe si Sander Rubati, mbeti i plagosur rëndë. Ai u qëllua sot në një atentat, ku dyshohet se morën pjesë dy persona, ndërsa u godit nga 3 plumba.
Sipas burimeve të reja, Thimjo Rubati kishte dalë nga burgu prej pak vitesh, pasi ishte arrestuar në Greqi për një ngjarje të rëndë.
Të lidhura
None found
Për shkak të gjendjes së rëndë për jetën, ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, ku do të marrë ndihmë të specializuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15, në lagjen nr. 4 të Sarandës. Në rrethana që ende nuk janë sqaruar, shtetasi Th. R., 50 vjeç, u plagos me armë zjarri përpara biznesit të tij. Fillimisht ai u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Forcat e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. Të dhënat paraprake ngrenë dyshime se sulmi është kryer nga dy persona me skafandra, të cilët u larguan me motomjet.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vazhdon veprimet në vendngjarje për të sqaruar plotësisht rrethanat, si edhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin ose autorët.
