Goethe-Institut heq fusnotën për Kosovën dhe e rendit njësoj me shtetet e tjera

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, njoftoi se Goethe-Institut ka ndryshuar mënyrën e paraqitjes së Republikës së Kosovës në platformën e tij. Sipas tij, institucioni ka larguar fusnotën (*) dhe tani Kosovën e trajton në mënyrë të barabartë me të gjitha shtetet e tjera.

Ajeti theksoi se ndryshimi erdhi si rezultat i reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

Të lidhura

None found

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, shkroi ambasadori.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që, në rast se hasin në institucione ose kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet e saj nuk paraqiten saktë, të dërgojnë njoftim në [email protected], së bashku me dëshmitë përkatëse, në mënyrë që pasaktësitë të trajtohen dhe të korrigjohen.

Në postimin e tij të plotë, Ajeti e cilësoi zhvillimin si “lajm i jashtëzakonshëm” dhe u shpreh: “Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!”


Shtuar 17.07.2026 17:19

MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet giriş