Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me arrogancë

Këtë të enjte, në një deklaratë për mediat, deputetja socialiste Elisa Spiropali, ka dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për një marrëveshje të re për Shqipërinë.

Spiropali tha se dokumenti nuk është vetëm i saj, por është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së.

Të lidhura

None found

Sipas Spiropalit, një marrëveshje e re nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe të shoqërisë.

“E mbajta premtimin dhe sapo dorëzova në Asamblenë e Përgjithshme të PS mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nuk është vetëm dokumenti im, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së. Ia kam drejtuar Ramës, Asamblesë së Përgjithshme dhe çdo anëtari. Një marrëveshje për Shqipërinë nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe shoqërisë”, u shpreh Spiropali.

Spiropali tha se të rinjtë janë në pararojë të kërkesave për ndryshim dhe se mazhoranca dhe Partia Socialiste kanë mundësinë për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave.

“Duhet më shumë demokraci, përfaqësim, drejtësi shoqërore, marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit. Të rinjtë që janë në pararojë të kërkesave për ndryshim janë ata që presin më shumë nga ne. Kam besimin që mazhoranca dhe PS-ja ka të gjitha mundësitë që t’u përgjigjet këtyre kërkesave”, tha ajo.

 


Shtuar 16.07.2026 10:52

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet