Maqedonia e Veriut me shifra të larta ditore të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 36 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar edhe 12 pacientë të shëruar, ndërsa ISHP nuk regjistroi vdekje të reja.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 156.017 pacientë, ndërsa prej tyre 150.263 janë shëruar dhe 5.489 kanë humbur jetën.

Numri i rasteve aktive është 265./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 15:45