Pas një marshimi të gjatë nëpër rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit janë grumbulluar sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
Turma u drejtua fillimisht nga Rruga e Elbasanit dhe stadiumi “Air Albania”, duke përshkuar më pas disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, përpara se të kthehej në pikën e nisjes.
Të lidhura
None found
Përgjatë marshimit, qytetarët mbajtën pankarta dhe lëshuan thirrje kundër qeverisë. Ata kërkuan ndryshime politike dhe deklaruan se qëndresa e tyre do të vazhdojë.
