Spanja me një ditë më shumë rikuperim para finales së Botërorit 2026

Spanja ka prerë biletën për finalen e Kupës së Botës 2026 të dielën, duke siguruar njëkohësisht edhe një faktor që mund të rezultojë i rëndësishëm para ndeshjes vendimtare.

Të lidhura

None found

“La Roja” rikthehet në finalen e Botërorit për herë të parë që nga triumfi historik i vitit 2010. Kualifikimi erdhi pas suksesit ndaj Francës në gjysmëfinalen e luajtur në Arlington të Teksasit, ku golat u shënuan nga Mikel Oyarzabal dhe Pedro Porro.

Ekipi i Luis de la Fuente synon që trofeut të Euro 2024 t’i bashkëngjisë edhe Kupën e Botës, në përballjen e së dielës në stadiumin MetLife në New Jersey. Franca, ndërkohë, do të zbresë në fushë një ditë para finales për ndeshjen e vendit të tretë në Miami.

Në rast se Anglia siguron vendin në finale, Spanja mund të hyjë në një përsëritje të finales së Euro 2024 me një avantazh të vlefshëm: një ditë më tepër pushim.

Një analizë e publikuar nga The Athletic thekson se diferenca në kohën e rikuperimit ka pasur shpesh ndikim përcaktues në finalet e kompeticioneve të mëdha.

Sipas studimit, në 13 prej 14 finaleve të fundit të Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian, ka triumfuar skuadra që ka pasur një ditë shtesë pushimi.

Analiza përmend disa raste konkrete: Spanja luajti një ditë para Italisë përpara finales së Euro 2012; Portugalia pati më shumë kohë rikuperimi se Franca para finales së Euro 2016; ndërsa Argjentina gëzoi të njëjtin avantazh në prag të finales së Kupës së Botës 2022 në Katar.

I vetmi rast që nuk i përshtatet kësaj tendence ishte finalja e Kupës së Botës për femra në vitin 2017, ku Holanda fitoi 4-2 ndaj Danimarkës. Të dyja gjysmëfinalet në atë turne u zhvilluan në të njëjtën ditë, çka nënkuptonte se asnjëra palë nuk kishte përparësi sa i përket pushimit.

Rasti i fundit kur kjo prirje nuk prodhoi rezultatin e pritur lidhet me suksesin e Spanjës në Kupën e Botës 2010. Pavarësisht se “La Roja” e luajti gjysmëfinalen më pranë finales sesa kundërshtari i saj, ajo arriti të ngrejë trofeun.


MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş