Miratohet ligji i ri për tokën bujqësore, pavarësisht debateve të ashpra mes Korreshit dhe mazhorancës

Ndryshimet në ligjin “Për Mbrojtjen e Tokave Bujqësore” hapin rrugën për teknologji inovative si aeroponia, akuaponia dhe hidroponia, por këto risi nuk u pritën mirë nga opozita në Komisionin e Bujqësisë.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, theksoi se “ky ligj nuk ndryshon parimet me të cilat është ndërtuar ligji dhe nuk dobëson mbrojtjen e tokës bujqësore”.

Të lidhura

None found

Për deputetin demokrat Saimir Korreshi, ajo që Guri e cilësoi si parim, ishte zhgënjim. “Është ligj për ‘Mbrojtjen e Tokave Bujqësore’ apo ç’mbrojtjen e Tokave Bujqësore. Nuk kuptoj një nen në këtë ligj që çfarë ka sot toka bujqësore që ne po e mbrojmë”, u shpreh ai.

Sipas Korreshit, as agro-fotovoltaikët dhe as fermat e erës nuk kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë, por vetëm pakësojnë tokën e mbjellë. “Ky është një ligj tjetër që nuk mbron fermerin, por mbron atë që do të bëjë parqe fotovoltaike. Për sa i përket eolikëve, ‘fermave të erës’, ju e dini shumë mirë se sa milionë beton duan”, shtoi ai.

Për të qetësuar debatin, kryetari i komisionit, Fadil Nasufi, ndërhyri: “Ju lutem përmbahuni vetëm ligjit”.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Guri nënvizoi përfitimet e ligjit: “Unë dua të them se ky ligj ka disa vlera edhe në akuaponi, aeroponi, sepse produktet dalin shumë herë më të pastra nga kimikatet sesa nga bujqësia tradicionale”.

Diskutimi për fermat e erës dhe ujit u solli opozitës në kujtesë sfidat e fermerëve. Korreshi u shpreh: “Nuk ka vaditje, nuk ka kanal, nuk ka subvencion, nuk ka dëmshpërblim për ata që i kapi ngrica, nuk ka dëmshpërblim për ata që u përmbytën. Vini këtu e flisni për mbrojtjen e tokës bujqësore, ndryshoni titullin: ‘Gllabërim i Tokës Bujqësore'”.

Pas toneve të larta dhe përplasjeve, as Korreshi dhe as kolegët e tij nuk u bindën të votonin kundër, dhe ndryshimet ligjore që i japin dritë jeshile bujqësisë së re u miratuan nga të gjithë.


Shtuar 14.07.2026 16:10

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş