Një tjetër tronditje për Senegal në Botëror: Kuzhinieri i ekipit dërgohet në atdhe pas denoncimit për ngacmim

Delegacioni senegalez i pranishëm në Kupën e Botës po përballet me një tjetër incident të rëndë, teksa personi përgjegjës për kuzhinën e skuadrës përfaqësuese është kthyer me urgjencë në vendlindje gjatë kompeticionit, pas një denoncimi për sjellje të papërshtatshme me një prej punonjëseve.

Të lidhura

None found

Konfirmimi erdhi nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Senegaleze të Futbollit, Abdoulaye Saydou Sow, gjatë një komunikate për televizionin publik RTS.

Zyrtari shpjegoi se masa u mor në karakter parandalues, pasi një stafere e angazhuar në SHBA pretendoi se kuzhinieri kishte pasur qëndrime të pavolitshme brenda hotelit të ekipit. Për të evituar çdo ndërhyrje nga forcat amerikane të rendit dhe për të mos cenuar harmoninë e grupit të “Luanëve të Terangës”, federata ndërhyri në kohë rekord. Kombëtarja u përjashtua nga turneu që në fazën e 1/16-tave, pas një ndeshjeje të zgjatur me Belgjikën.

Saydou Sow vuri në dukje se qëndrimi i mëtejshëm i personit në fjalë mbi tokën amerikane do të kishte implikime serioze gjyqësore. Ai shtoi se ca shprehje të humorit apo batuta që në vendin e origjinës mund të duken të zakonta, për sistemin ligjor të SHBA-së përbëjnë forma të mirëfillta të ngacmimit seksual.

Në këto kushte, largimi i menjëhershëm nga delegacioni u pa si e vetmja rrugë për t’i kursyer skuadrës dhe shtetit senegalez një turpërim publik.

Por larg nga të qenit një rast i izoluar, ky episod shtoi një tjetër shtresë mbi një realitet tashmë të trazuar. Mjedisi brenda grupit është cilësuar si tejet i acaruar si në prag të turneut, ashtu edhe gjatë e pas përfundimit të tij.

Një ditë më parë, trajneri Pape Thiaw mori njoftimin e shkarkimit nga posti i tij. Megjithëse eliminimi i hershëm peshon në këtë vendim, burime pranë ekipit flasin edhe për përplasje të forta mes anëtarëve të stafit teknik dhe disa emrave të njohur të fushës.

Shtypi ka zbuluar gjithashtu se periudha e grumbullimit u karakterizua nga festime e mbledhje private. Njerëz që nuk kishin lidhje direkte me detyrën sportive ftonin miq e ndikues të rrjeteve sociale në evente të shoqëruara me pije alkoolike, shpërblime të kushtueshme dhe harxhime në nivele tejet të larta.

Gjendja thuhet se pësoi aq shumë rënie, sa oraret e ushqimit nuk respektoheshin më, duke i detyruar disa lojtarë të bënin porosi të veçanta në dhomat e tyre në mes të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit botëror.


MatbetGalabetEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş