Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia gjatë zhvillimit të punimeve në një objekt që ndodhet në territorin e komunës së Gazi Babës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja është raportuar më 10.07.2026, rreth orës 14:05, në SPB Shkup. Bëhet fjalë për I.I. (52) nga Kumanova, i cili ka rënë nga një lartësi teksa po kryheshin punime ndërtimore në një objekt në ndërtim në zonën e Gazi Babës.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa në vendngjarje kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup. Për rastin, siç thuhet në njoftim, është informuar edhe inspektori i punës.
