Në Kiev, në orët e para të së shtunës, u dëgjuan të paktën pesë shpërthime, ndërsa autoritetet paralajmëruan për një sulm me raketa ruse, sipas gazetarëve të AFP që ndodheshin në vendngjarje.
Të lidhura
None found
Disa minuta pas shpërthimit të parë, në kryeqytet nisën të bien sirenat e alarmit ajror.
“Armiku po sulmon kryeqytetin me raketa. Qëndroni në vende të sigurta!”, shkroi në Telegram Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit.
