Pas goditjeve të ditëve të fundit, armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit tashmë duket si diçka e së shkuarës.
Të lidhura
None found
Këtë pasdite, Trump bëri të ditur: “Ne vazhdojmë bisedimet me Teheranin, por armëpushimi ka mbaruar “.
Më tej ai deklaroi: “Jam në krye të listës së tyre të goditjeve, shpresoj se do të më ndjeni mungesën. Nëse më vrasin, kam lënë udhëzime specifike”.
Sipas Wall Street Journal, Irani ka një plan të ri për të vrarë Trumpin.
Lidhur me mundësinë e një skenari të tillë iranian, manjati u shpreh: “Deri më tani, mendoj se kam qenë pak me fat, por ndoshta ky fat nuk do të zgjasë shumë”.
Në orët e para të së premtes, në Mashhad u varros Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, katër muaj pas vrasjes së tij.
Sipas pamjeve të transmetuara nga transmetuesi lokal IRIB, ceremonia mortore u mbajt pa praninë e Mojtaba Khameneit, djalit dhe pasardhësit të të ndjerit.
Ndërkohë, Katari ka vendosur veto ndaj kthimit të një fabrike Volkswagen në prodhim armësh, si pjesë e një marrëveshjeje me Izraelin.
