Cristina Guarda pas protestës së 30-të në Tiranë: Qytetarët shqiptarë po përcjellin një mesazh të fortë

Cristina Guarda, eurodeputete italiane e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, mori pjesë në protestën e 30-të qytetare të mbajtur në Tiranë dhe vlerësoi angazhimin e pjesëmarrësve, duke e konsideruar atë një sinjal të fuqishëm në mbrojtje të natyrës, të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Në një intervistë për News24, ajo tha se ardhja e saj në Shqipëri kishte për qëllim të kuptonte nga afër realitetin në vend.

Të lidhura

None found

“Si grup i Gjelbër në Parlamentin Europian, ne ndiheshim shumë afër protestave, meqenëse ato filluan nga çështjet mjedisore. Por, nga perspektiva jonë, ne padyshim vumë re se po ndodhte diçka më shumë. Dhe donim të shihnim jo vetëm vendet, por edhe të flisnim drejtpërdrejt me njerëzit, të flisnim me shoqërinë civile, të flisnim edhe me politikanët, në mënyrë që të kuptonim më mirë se çfarë po ndodh këtu në Shqipëri”, u shpreh eurodeputetja.

E pyetur nga gazetari i News24, Erion Kaçorri, mbi mënyrën se si e vlerëson mobilizimin qytetar dhe mesazhin që ai përcjell, Guarda u shpreh se pjesëmarrja e lartë dhe karakteri paqësor i protestës i kishin lënë përshtypje të forta.

“U ndjeva shumë krenare për ju, sepse ndjeva se ky mobilizim po i thërret njerëzit nga histori të ndryshme, të moshuar, të rinj, fëmijë, familje së bashku në një mënyrë paqësore, dhe ndjeva një mesazh vërtet të fuqishëm. Që sot e kësaj dite shohim edhe në Evropë që ndoshta nuk e vlerësojmë aq shumë atë që kemi, ligjet dhe mundësinë që kemi, dhe duke parë njerëz që po ngrihen për t’u dëgjuar, për të mbrojtur natyrën dhe të drejtat e njeriut, e ndjeva mesazhin shumë të fuqishëm”, deklaroi ajo.


Shtuar 30.06.2026 18:23

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetPerabetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet