ISHP bën thirrje për kujdes nga helmimet ushqimore për shkak të temperaturave të larta

Vala e të nxehtit është shndërruar tashmë në një emergjencë shëndetësore në Europë. Teksa në Shqipëri temperaturat po i afrohen 40 gradë celsius, specialistët e ISHP u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të evitojnë daljet gjatë orëve të pikut.

Sipas specialistes Rudina Çumashi, rreziku prek të gjithë popullatën. Ajo thekson se të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike apo probleme të tjera shëndetësore duhet të kontrollojnë herë pas here tensionin dhe diabetin, të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të tregojnë kujdes me marrjen e medikamenteve dhe të mbajnë gjithmonë kontakt me mjekun e familjes ose me mjekun specialist.

Të lidhura

None found

Specialistët këshillojnë gjithashtu konsumimin e ushqimeve të shëndetshme, por nënvizojnë se në këto temperatura duhet treguar vëmendje e shtuar për të shmangur helmimet ushqimore.

Siç shprehet ajo, ushqyerja gjatë ditëve të nxehta duhet të përbëhet nga vakte të lehta, ushqime të lëngshme, produkte të pasura me perime të freskëta të stinës, si edhe fruta.

Nga ana tjetër, kërkohet kujdes i veçantë në përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimeve, pasi temperaturat e larta favorizojnë prishjen e tyre dhe mund të shtojnë rrezikun për diarre, të vjella apo helmim nga ushqimi, shtoi ajo.

Vëmendje duhet treguar edhe gjatë frekuentimit të plazheve dhe pishinave. Përveç djegieve nga dielli, ujërat mund të bëhen shkak për infeksione të ndryshme në lëkurë, ndaj specialistët kërkojnë ruajtjen e higjienës personale.


casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobet