Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Transportit, Dimal Basha, ka komentuar ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër, të cilin e ka përshkruar si një projekt me rëndësi për afrimin e qytetarëve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në të dy anët e lumit.
Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ai theksoi se kjo urë po ndërtohet me synimin që të forcojë edhe më tej lidhjen mes veriut dhe jugut të vendit.
Të lidhura
None found
“Ura e tretë mbi lumin Ibër po realizohet, duke forcuar lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe mundësinë e zhvillimit të ekonomisë në të dy anët e lumit. Punët tona po e lidhin edhe më shumë veriun me jugun”, ka shkruar Basha.
Ai publikoi edhe postimin e plotë:
“Ura e tretë mbi lumin Ibër po realizohet, duke forcuar lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe mundësinë e zhvillimit të ekonomisë në të dy anët e lumit. Punët tona po e lidhin edhe më shumë veriun me jugun.
Me Kryeministrin Kurti debati nuk është më nëse po ndahet Kosova, por sa shumë po e afrojmë atë.
Vazhdojmë me punë te mira!”
