Kolona të gjata automjetesh janë krijuar që nga dita e djeshme në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, në drejtim të hyrjes në Maqedoninë e Veriut.
Të lidhura
None found
Qytetarë të shumtë kanë reaguar me revoltë në rrjetet sociale, duke thënë se procedurat po ecin ngadalë dhe se pritjet zgjasin deri në 4 orë.
Vargu kilometërik i automjeteve po bllokon edhe zonën ndërkufitare, ndërsa në kahun e kundërt, për dalje nga shteti dhe hyrje në Greqi, qarkullimi zhvillohet normalisht dhe nuk raportohen pritje të gjata.
Për shkak të temperaturave të larta, nga LAMM këshillohet që gjendja të kontrollohet përmes Lidhjes Auto-moto të Maqedonisë. Po ashtu, rekomandohet që udhëtimi të realizohet gjatë natës, sepse edhe pse koha e pritjes mbetet pothuajse e njëjtë, së paku shmangen temperaturat e larta./Telegrafi/

