Mediat irlandeze e kanë krahasuar kartonin e kuq të Kreshnik Hajrizit me përjashtimin e Luis Suarezit në ndeshjen kundër Ganës, në vitin 2010.
Futbollisti i Sionit e ndali me dorë topin pranë vijës së portës, duke penguar një gol të sigurt. Gjyqtari akordoi penallti dhe e përjashtoi Hajrizit nga loja. Troy Parrott e shndërroi në gol goditjen nga pika e bardhë.
Të lidhura
None found
“Karton i kuq për Kosovën. Një moment i çuditshëm, pasi Hajrizi e largon topin nga vija e portës kur goli dukej i sigurt. Në stilin e Luis Suarezit”, shkroi “irishtimes”.
Edhe “rte” komentoi episodin: “Kosova mbetet me 10 lojtarë dhe Irlanda fiton një penallti. Ishte vendim i lehtë për gjyqtarin, i cili pa goditjen e Parrottit që pothuajse po hynte në portë, përpara se Hajrizi të zgjaste dorën dhe të bënte një pritje të shkëlqyer. Por ai nuk është portier.”
“Hajrizi lëviz si mace dhe zgjat kthetrën e majtë për ta larguar topin”, shkroi “irishexaminer”.
Tashmë Kosovës i duhet një përpjekje e madhe për të siguruar të paktën barazimin e nevojshëm ndaj Irlandës.







