MPB e Maqedonisë bëri të ditur se dje, më 24.06.2026, rreth orës 20:30, efektivët policorë të angazhuar në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë pranë NJPB Kavadar ia kufizuan lirinë N.R. (30) nga Kavadari.
Në kontrollin e kryer në banesën e tij me urdhër gjykate, policia gjeti dhe konfiskoi marihuanë si dhe letra mbështjellëse (rizla).
Të lidhura
None found
Sipas MPB-së, ai u mbajt në stacion policor, për rastin është vënë në dijeni prokurori publik dhe, pasi të përfundojë dokumentimi i plotë i ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
