Shkupjani kapet në Kriva Pallankë pasi dyshohet se tentoi të mashtrojë një të moshuar

MPB Maqedoni bëri të ditur se dje (24.06.2026) rreth orës 11:30, në Kriva Pallankë, policia e Sektorit të Punëve të Brendshme të Kriva Pallankës arrestoi N.D. (45) nga Shkupi, nën dyshimin për tentativë për kryerjen e veprës penale mashtrim.

Sipas njoftimit, më herët një grua e moshuar nga Kriva Pallanka ishte kontaktuar telefonikisht nga një person që u paraqit si mjek nga Italia dhe e bindi se vajza e saj kishte rënë në Itali, duke pësuar fraktura të shumta në këmbë dhe nofull, dhe se për operacionin duhej të paguheshin 35,000 euro.

Të lidhura

None found

Pasi nuk kishte një shumë të tillë, ajo pranoi t’i dorëzonte të gjitha paratë që kishte në shtëpi, por ndërkohë kontaktoi dhëndrin e saj, i cili e këshilloi të lajmëronte policinë. Më pas, punonjësit e policisë e lokalizuan personin dhe e arrestuan pranë shtëpisë së saj.

Ai po mbahet në stacion policor dhe, pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të ngrihen kallëzimet përkatëse, thonë nga MPB.


Shtuar 25.06.2026 10:55

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet