Pas paralajmërimit të ZNAM-it se do të dalë nga Qeveria nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në gjuhën shqipe, ka reaguar deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi.
Sipas Azizit, qëndrimet e ZNAM-it nuk duhen marrë seriozisht. Ai solli në vëmendje rastin e shkarkimit të Filkovit, për të cilin, siç tha, kjo parti kishte pohuar se nuk mund të ndodhte.
Të lidhura
None found
Azizi u shpreh se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe, pavarësisht kundërshtimit të ZNAM-it.
“Për të drejtat e shqiptarëve pyetet VLEN-i e jo ZNAM-i”, deklaroi ai. Azizi shtoi se, sipas tij, deklaratat shoviniste nuk mund të rikthejnë në jetë një parti që e cilëson të vdekur politikisht.








