Gjatë komunikimit me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.
Gazetari, i njohur për shkrimet kritike ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe denoncimin e “Albanian Files”, është ndaluar nga Policia.
Të lidhura
None found
Berisha e cilësoi Van Gerven Oein, si një nga zërat më objektivë në raportimin e zhvillimeve në Shqipëri dhe theksoi se ai nuk ka lidhje me Partinë Demokratike.
“Që sot kërkoj lirimin e tij të menjëhershëm. Gazetari në fjalë është një kritik i zhvillimeve në Shqipëri, ndër më objektivët. Ky gazetar nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike, por një gjë është e sigurt që ky gazetar e do Shqipërinë”, deklaroi Berisha.
“Unë kërkoj urgjentisht lirimin e tij. Sikundër kërkoj të mos e prekë kush, se Edi Rama ndaj armiqve personalë nuk ngurron për asnjë akt”, shtoi ai.








