Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites, vende-vende do të zhvillohet paqëndrueshmëri e izoluar, e shoqëruar me reshje shiu, bubullima dhe erëra të forta. Në disa zona, këto procese mund të marrin karakter më të fuqishëm, me stuhi, shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe breshër.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë.
Të lidhura
None found
Për Shkupin parashikohet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës ka mundësi për stuhi afatshkurtra. Temperatura minimale do të zbresë në 15 gradë, ndërsa maksimumi do të arrijë në 35 gradë.
