Fotoja duke u puthur me djalin misterioz bëhet virale, acarohet Jasmin e “Përputhen” (FOTO LAJM)

Një fotografi e Jasminës duke u puthur me një mashkull misterioz ka bërë xhiron e rrjetit. Zërat filluan duke thënë se ajo është e fejuar me mashkullin në fotografi, të cilët shihen mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Konkurrentja e Për’puthen e ka ripostuar foton në Instatory-n e saj, duke sqaruar se personi në fjalë është ish-i dashuri, me të cilin s’ka më asnjë lidhje.

Jasmina madje shkroi se publikimi i fotove është cenim privatësie për djalin që nuk është personazh publik.

“Është mbi e 20-ta faqe që po e hedh ISH-in tim! Pikë së pari nuk mund të hidhni një person privat se është cenim i privatësisë, sidomos kur ai nuk ka të bëjë me mua!

E dyta, nëse doni të bëni lajme, të paktën gjeni diçka koherente, jo këtu e para 7 muajsh se latë nam! Kështu që mos iu fusni angarive e lejini njerëzit të jetojnë të qetë pa u prishur punë me këto lajme pa lidhje! Nuk ka taksirat askush të përfshihet në ‘skandalet’ tuaja!”- u shpreh Jasmina mjaft e revoltuar.

Jasminës i nxjerrin foton duke u puthur me një mashkull misterioz,Jasminës i nxjerrin foton duke u puthur me një mashkull misterioz,


Shtuar 23.03.2021 09:08