Moti i keq në Kosovë, Challandes anulon stërvitjen e “Dardanëve”

Grumbullimi i Kombëtare së Kosovës ka nisur jo në mënyrën më të mirë të mundshme, për shkak të kushteve atmosferike aspak të mira.

Një pjesë e mirë e futbollistëve nuk kanë arritur të shkojnë në kohë në Prishtinë për grumbullimin, për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa trajneri Bernard Challandes ka vendosur edhe anulimin e seancës së djeshme stërvitore.

Stërvitja e parë e “Dardanëve” është njoftuar se do të zhvillohet sot në orën 16:00, ndërsa në përfundim të saj do të vijë edhe konferenca zyrtare për shtyp në prag të miqësores me Lituaninë, e planifikuar për të mërkurën në orën 20:45.

Vlen të theksohet se reshjet e dëborës në Kosovë vijojnë të bien me intensitet të lartë dhe se situata klimatike pritet të jetë e njëjtë edhe sot e nesër, por shpresohet që të mos ketë probleme në organizimin e ndeshjes me Lituaninë.

Shtuar 23.03.2021 09:03