Xavi Hernandez kujton përshtypjen e parë për Messin: Nëse nuk lidhesh në lojë me Leon, atëherë futbolli nuk është për ty

Xavi Hernandez ka rikthyer në vëmendje momentin kur njohu për herë të parë Lionel Messin te Barcelona, duke treguar se argjentinasi i mahniti menjëherë futbollistët e ekipit të parë dhe u pa qysh herët si një talent i rrallë.

Ish-mesfushori katalanas shpjegoi se, në fillim, nuk ishte plotësisht i bindur kur dëgjoi për ardhjen në La Masia të një të riu nga Argjentina.

Të lidhura

None found

“Njëri nga trajnerët e akademisë së Barcelonës më foli për këtë djalin nga Argjentina që po vinte. Ai më tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë”.

“Për të qenë i sinqertë, isha skeptik. Mendoja se një lojtar mund të gjykohej vetëm kur të arrinte te ekipi i parë”.

Sipas Xavit, gjithçka mori një tjetër drejtim në vitin 2004, kur Messi zhvilloi stërvitjen e tij të parë me skuadrën e parë të Barcelonës.

“E mbaj mend ende atë seancë të parë stërvitore. Nuk mund ta besoja atë që po shihja. As lojtarët e tjerë me përvojë nuk mund ta besonin”.

“Vetëm shikonim njëri-tjetrin sikur të thoshim: ‘Kjo nuk është normale’. Leo ishte vetëm 16 vjeç dhe pothuajse ishte lojtari më i mirë në klub që në atë moment”.

Më tej, Xavi e përshkroi Messin si bashkëlojtarin më të plotë me të cilin ka ndarë ndonjëherë fushën, duke nënvizuar ndikimin e madh që ai kishte në lojën e Barcelonës.

“Ishte e lehtë të luaje me të. Shumë e lehtë. Nëse nuk mund të kombinosh me Messin, atëherë nuk mund të luash futboll, është kaq e thjeshtë”.

“Kur ia pason topin Leos, ai ta kthen në mënyrë perfekte dhe gjithmonë në këmbën e duhur. Si dikush që gjithmonë e ka dashur pasimin, ishte privilegj të luaja me të. Leo më bëri futbollist më të mirë”.

Xavi ndaloi edhe te zgjuarsia e jashtëzakonshme në lojë e Messit, ndërsa theksoi se Barcelona kërkonte vazhdimisht ta përfshinte sa më shumë në aksion, në mënyrë që ai të ndihej sa më mirë.

“Ne donim që ai të ndihej i lumtur dhe ta përfshinim sa më shumë në lojë”./


Shtuar 21.06.2026 19:33

matbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetcasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis