Edicioni i dytë i AC Milan Junior Camp Prishtina nis zyrtarisht, kampi mbahet më 22–26 qershor 2026

AC Milan Junior Camp Prishtina ka çelur zyrtarisht edicionin e dytë, pas suksesit të madh të vitit të parë dhe organizimit të suksesshëm të programit Milan Experience në Milano. Kampi do të mbahet nga 22 deri më 26 qershor 2026.

Hapja solemne u mbajt në Sheshin “Zahir Pajaziti”, brenda hapësirës së Prishtina Football Fest. Në të njëjtin ambient po transmetohen edhe ndeshjet e FIFA World Cup 2026, duke i dhënë qendrës së kryeqytetit një atmosferë të veçantë sportive.

Të lidhura

None found

Pas një viti që konsiderohet historik për këtë projekt, pjesëmarrësit e edicionit të parë patën rastin ta përjetojnë nga afër Milan Experience në Itali. Ata u stërvitën në ambientet zyrtare të AC Milan dhe u takuan me figura të njohura të klubit.

Me edicionin e ri, synimi është që edhe më shumë fëmijë të kenë mundësinë të zhvillohen sipas metodologjisë së një prej akademive më të njohura në botë.

Gjatë pesë ditëve të kampit, qindra fëmijë do të ushtrojnë në fushat e Bermicës nën udhëheqjen e trajnerëve zyrtarë të AC Milan Academy. Ata do të përfitojnë njohuri teknike, taktike dhe edukative të mbështetura në filozofinë e klubit italian.

Ky projekt vazhdon të konsiderohet një ndër nismat më të rëndësishme të futbollit për grupmoshat e reja në Kosovë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes futbollit vendor dhe njërit prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

Organizatorët vlerësuan interesimin e lartë të fëmijëve dhe prindërve, ndërsa theksuan se rezultatet e edicionit të parë dhe realizimi i Milan Experience tregojnë se ky projekt është kthyer tashmë në një platformë reale zhvillimi për talentet e rinj.

Stërvitjet do të zhvillohen nga data 22 deri më 26 Qershor në Kompleksin Sportiv në Bermicë. Aktivitetet do të mbyllen me ceremoninë përmbyllëse dhe me ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.

AC Milan Junior Camp Prishtina 2026

22–26 Qershor

Bermicë, Prishtinë./


Shtuar 21.06.2026 19:39

matbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetjojobetbetciobetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetbetciocasibomGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis