Disa fletëvotime nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës janë raportuar sot si të dyshimta, pasi në to janë vërejtur shenja të pazakonshme, si “=”, “%” dhe simbole të tjera, çka ka nxitur dyshime se ato mund të jenë plotësuar në mënyrë të kontrolluar.
Për këtë rast, Prokuroria Themelore ka njoftuar se Departamenti për Krime të Rënda e ka informuar Prokurorin e Shtetit dhe se, me urdhër të tij, Policia e Kosovës është autorizuar të mbledhë dhe të grumbullojë informacione relevante për të vlerësuar nëse ka elemente të ndonjë vepre penale.
Të lidhura
None found
“Konfirmojmë që është njoftuar Prokurori i Shtetit, nga Departamenti për Krime të Renda për këtë çështje penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është autorizuar Policia e Kosovës për mbledhjen dhe grumbullimin e informatave relevante nëse ekziston ndonjë element i veprës penale në lidhje me këtë rast”, thanë për redaksinë nga Prokuroria.
Në të njëjtën kohë, mbetet të vendoset nëse Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të marrë vendim për hapjen e kamerave të sigurisë në qendrat e votimit, për të verifikuar dyshimet e ngritura gjatë procesit zgjedhor.
