Osca, e njohur dikur për veturat e saj sportive dhe edhe për pjesëmarrjen në Formula 1, megjithëse pa arritur rezultate të mëdha, po shfaqet sërish në treg.
Rikthimi i markës po realizohet në kuadër të një sipërmarrjeje të re që drejtohet nga Massimo Di Risio, themeluesi i DR Automobiles.
Të lidhura
None found
Megjithatë, ndryshe nga shumë marka të tjera që ringjallen duke u përqendruar te SUV-të, Osca nuk duket se do ta ndërtojë të ardhmen vetëm mbi këtë segment.
Në prezantimin e MT6, një SUV kompakt me stil coupe, drejtuesit e kompanisë njoftuan gjithashtu se po përgatitet edhe një model i ri sportiv.
Aktualisht, vetëm disa skica dhe imazhe paraprake japin një ide për atë që pritet të jetë modeli kryesor i Osca-s.
Ndonëse informacionet zyrtare janë ende të kufizuara, gjithçka lë të kuptohet se kjo veturë do të mbështetet në Lotus Emira.
