Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur ditën e sotme fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen në 7 qershor. Gjatë fjalës së tij kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Kosova nuk e meriton zymtësinë e krijuar.
Sipas tij, është LDK partia e cila do t’i jap ambicie Kosovës dhe ta nxjerrë atë nga ajo të cilën ai e quan “fund të trishtë”. Më tej, Abdixhiku tha se Vjosa Osmani është zgjidhja e vetme për Kosovën.
Të lidhura
None found
“Sonte, kemi ardhur para jush me një bindje të thjeshtë, por të fuqishme: se kjo gjendje nuk është fati ynë. Se çka po ju ofrohet nuk është fati ynë! Se Kosova mundet më shumë se kjo zymtësi. Se njerëzit tanë kanë nevojë për më shumë ambicie. Se këtij vendi do t’i japim ambicie.
Pikërisht për këtë arsye, sonte vijmë para jush me plan për të nesërmen. Një që e nxjerrë Kosovën nga fundi i trishtë, në vend me dinjitet, siguri, zhvillim e integrim euroatlantik. Vjosa Osmani është zgjidhja e vetme për republikën tonë. Presim presidenten e gjashtë dhe të shtatë të republikës sonë, Vjosa Osmani Sadriut”, tha Abdixhiku
