Tensione para Kryeministrisë, policia shtyn dhe shoqëron aktivistë gjatë protestës

Mbrëmjen e sotme, gjatë protestës para Kryeministrisë, janë shënuar sërish përplasje mes aktivistëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Aktivistët pretendojnë se policia ka ndërhyrë duke penguar mbarëvajtjen e tubimit, megjithëse protesta ishte njoftuar dhe kishte leje. Ata u kanë kujtuar efektivëve se policia ka detyrimin të garantojë të drejtën për protestë paqësore.

Të lidhura

None found

Përplasja është shoqëruar me thirrje dhe akuza ndaj policisë. Disa aktivistë kanë kundërshtuar mënyrën si po trajtoheshin protestuesit. “Është me leje protesta! Po bëni vepër penale! Mos prekni gocat me dorë!”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.

Efektivët kanë ndjekur në bulevard disa aktivistë dhe i kanë shoqëruar duke përdorur forcën. Sipas aktivistëve, ndërhyrja ishte e paligjshme, pasi nuk kishte arsye që të pengohej tubimi paqësor.


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetjojobetgrandpashabet girişjojobet telegramjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet giriş