Ola nxjerr prapaskenat e Ferma VIP/ Ja çfarë ka ndodhur mes Mozës dhe produksionit

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka nxitur diskutime rreth marrëdhënies së produksionit me disa nga konkurrentët e “Ferma VIP”.

Ka qenë ish-banorja Fabiola Elezaj ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj një sekuencë ku protagoniste janë Mimoza Ahmeti dhe Zhaku, gjatë një bisede brenda shtëpisë.

Të lidhura

None found

Në materialin e shkëputur nga transmetimi, Moza dëgjohet t’i thotë Zhakut se përpara futjes në program nuk ka pasur një llogari personale në Instagram dhe se ka ndërhyrë Agai për t’ia hapur apo menaxhuar atë.

Menjëherë pas kësaj deklarate, ka ndërhyrë zëri i produksionit përmes autoparlantëve duke i tërhequr vërejtje poetes me fjalët: “Moza, kujdes mikrofonin”, gjë që solli edhe ndërprerjen e bisedës mes tyre.

Ky moment ka shkaktuar reagime mes ndjekësve, ndërsa nuk ka munguar as komenti ironizues i vetë Fabiolës në rrjetet sociale.

Përmes shënimit “Mos e vet (pyet) se kallxon”, ajo ka thumbuar hapur situatën, duke lënë të kuptohet se biseda të tilla zbulojnë detaje të prapaskenave që produksioni përpiqet t’i mbajë të fshehura nga publiku.


Shtuar 28.05.2026 18:47

Tags: ,
meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetholiganbetMadridbetMadridbetcasibomjojobet girişJojobetmeritkinggalabetjojobetjojobetromabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet GirişCasibommatbet girişJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayet