Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas përfundimit të seancës në GJKKO, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me hetimet e SPAK-ut ndaj kushëririt të saj, Adrian Shatkut.
Kryemadhi tha se Shatku ka për të fituar 10 milionë euro, pasi, sipas saj, është shkelur privatësia dhe marrëveshja mes SPAK-ut dhe Departamentit të Drejtësisë. Ajo pretendon se dokumentacionet e marra për Adrian Shatkun janë siguruar pa vendim gjykate.
Të lidhura
None found
Më tej, ish-kryetarja e LSI-së tha se ish-bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me shpenzimet e kryera prej saj.
Kryemadhi: Kam qenë klasa punëtore që mbaja mbarëvajtjen e shtëpisë. E para, nuk ka pasur asnjë shpenzim të pretenduar nga SPAK-u. Bëhet fjalë për operacionet e vajzës dhe të Metës, sigurisht që kanë qenë të deklaruara. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik.
Ilir Meta, për fatin e tij të mirë, duke qenë burrë shteti, nuk është marrë asnjëherë me gjërat e shtëpisë. Për fatin e tij të mirë, ai nuk është pjesë e atij lloj shpenzimesh me kushëririn tim, Adrian Shatku, i cili edhe ai është me fat. Gjylaxhi gjithë jetën, ka për të fituar. Për fatin e tij të mirë, tani që çështja shkoi për gjykim, do të hapen të gjitha letrat dhe, duke qenë se është shkelur privatësia dhe marrëveshja mes SPAK-ut dhe Departamentit të Drejtësisë, sepse dokumentacionet e marra për Adrian Shatkun janë marrë pa vendim gjykate, gjë që është e dënueshme në Amerikë.
