Plas keq mes Mozës dhe Adionit: Do të të shkatërroj!

Situata në Ferma VIP ka marrë një kthesë të fortë, pas një përplasjeje të ashpër mes Adion dhe Mimoza Ahmeti, e cila ka eskaluar në tone të rënda dhe deklarata të forta brenda shtëpisë.

Debati mes tyre është shoqëruar me akuza dhe paralajmërime direkte, duke e çuar situatën në një tjetër nivel tensioni.

“S’më le të shijoj një pesëminutësh, ma more shpirtin”, dëgjohet të thotë Mimoza Ahmeti.

Ndërsa Adioni i përgjigjet me tone të ashpra: “Do të ta marr, të kam thënë, do të të shkatërroj”.

Përplasja vijon me deklarata të forta nga të dyja palët.

Pjesë nga debati:

Moza: Jo, unë s’të prek më me dorë ty. Do të lutesh. Kaq do ta bësh dhëmbin, unë nuk të prek më me dorë ty.

Adion: Nuk do të ketë më shanse, ja unë, ja ti. Nuk do të ketë më shanse, ‘s’do të të prek më me dorë’. Ke kohë edhe 12 orë.

Moza: Mos i ke ti 12 orë? Do t’u them, nxirrni nga arkiva krejt ato çka më ka bërë ky, barazohemi. Nuk do të luaj më me ty.

Sipas dinamikës së krijuar, deklarata e Adionit për “12 orë” është parë si një lloj presioni në kuadër të lojës, duke e kthyer përplasjen në një garë të hapur force mes tyre.

Ngjarja ka ndezur reagime edhe jashtë shtëpisë së Ferma VIP, ku në rrjetet sociale komentet kanë qenë të shumta dhe të ndara. Një pjesë e publikut ka kritikuar ashpër gjuhën dhe qëndrimin e Adionit, duke e cilësuar të papërshtatshëm për një format me audiencë të gjerë, ndërsa të tjerë e shohin situatën si pjesë të lojës dhe strategjisë brenda reality show-t.


Shtuar 4.05.2026 14:10