Dosja “5D”/ Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Ditën e sotme, në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për dosjen “5D”, me të pandehur, Redi Mollën, Taulant Tusha dhe Mariglen Qato, ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës që kanë përfunduar në qeli për krijimin e një skeme korruptive duke përdorur fondet e bashkisë.

Ata akuzohen për veprën penale shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera.

Të lidhura

None found

Në sallën e gjyqit mungojnë dy të pandehurit, Redi Molla dhe Taulant Tusha, ndërsa është garantuar prezenca e tyre nga avokatët respektivë.

Mbrojtësja e Julian Zanajt nuk ishte e pranishme për shkak se ndodhet në një tjetër gjykim. Në këto kushte, seanca u shty për në datën 30 prill, ora 9:00.

Gjykata vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit dhe të zgjasë afatin e izolimit shtëpiak për Redi Mollën.


Shtuar 16.04.2026 13:20

Tags: