“Të pres me fitore”, Brikena i dërgon dron Mateos pak ditë para finales së Big Brother

Brikena Selmani i ka dërguar një dron Mateo Borrit në Big Brother VIP Albania.

Ndonëse janë edhe pak ditë në finale, partnerja i ka dhënë mbështetje përgjatë kësaj kohe.

Të lidhura

None found

Në dronin e dërguar në shtëpinë e famshme, modelja ka shkruar: “Forca zemra ime, të pres me fitore. Të dua Brikena”.

Mateo nga ana tjetër duket i lumtur dhe tha: “Kjo ishte parashuta më e bukur në botë”.

Brikena ndërkohë u eliminua në gjysmëfinale së bashku me Shëndrit Lumin.

Finalja e madhe e këtij edicioni do të jetë të shtunën (18 prill).

Në finale krahas Mateos janë edhe: Selin Bollati, Miri dhe Rogert Sterkaj.


Shtuar 16.04.2026 13:18

Tags: ,