Herri Kejn rrezikon të humbasë ndeshjen me Real Madridin

Herri Kejn, gjatë një seance stërvitore me Anglinë pësoi një dëmtim në këmbë që e detyroi të kthehej në Gjermani më herët.

Por ai do të mungojë në ndeshjen e Bundesligës kundër Fraiburgut dhe kjo është konfirmuar nga trajneri i Bajern Mynihut, Vinsent Kompani.

Të lidhura

None found

Sikur të mos mjaftonte kjo, sulmuesi rrezikon të humbasë edhe ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit të martën e ardhshme.

Sipas Sky Sports DE, ekziston një pikëpyetje e madhe për këtë çështje.


Shtuar 3.04.2026 14:15