Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 2 Prill 2026

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët, parashikohen që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës pritet që reshjet e shiut të vijojnë në mënyrë të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në Verilindje-Juglindje në lartësinë mbi 1000-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët e loklaisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/s.

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-5 ballë


Shtuar 2.04.2026 07:23