Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të shtunë, në njësinë nr.2; u shpreh se pagat në sektorin privat dhe publik janë rritur.
Gjithashtu ai theksoi se në fokus kanë qenë edhe pensionet, duke nënvizuar se çdo vit pensioni do të dyfishohet. I ndalur te çmimet e naftës, Rama tha se ka ndikuar në rritjen e saj, lufta në Iran.
Të lidhura
None found
“Çdo vit, rritja do të dyfishohet. Kjo do të thotë që funksionin ekonomia. Po e shohim me naftën, që po ndikohet nga lufta në Iran. Megjithatë, kemi mësuar, ne dhe njerëzit kanë mësuar që ne rrimë duarkryq.
Qoftë me pandeminë, me tërmetin, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime të cilat kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet.
Jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë, me 10 përqind. Me naftën kemi hyrë në veprim, me Bordin e Transparencës kemi diktuar çmimin.
Shteti do garantojë rezervat për çdo rast. Dhe e dyta, të ndikojë në çmimin e naftës, duke e sjellë në parametra të arsyesshëm.
Ne do futemi në treg me komponent shtetëror, por edhe të fusim disa risi me kapacitete të reja teknologjike. Këto do rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit”, tha Rama.
