Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll, ndërkohë mediat serbe tashmë kanë filluar “zinë”, ndërkohë që Serbia u eliminua qysh në fazën e grupeve, pas humbjes nga Shqipëria në Leskovc, transmeton Albeu.com.
Ja disa nga titujt skandaloz:
Të lidhura
Kurir: SHTETI I RREME I KOSOVËS E SHNDËRRONTE SLLOVAKINË NË BRATISLAVË: E ashtuquajtura Kosovë në finalen e ndeshjeve të bastisjes! Në Prishtinë, do të luftojnë për Kupën e Botës kundër Turqisë
Blic: Tifozët ua vodhën flamurin shqiptarëve dhe thanë: Kosova është Serbi!
Telegraf: E ashtuquajtura Kosovë është një hap larg Kupës së Botës: E heshtën Bratislavën me katër gola, tani duan historinë në Prishtinë
B92: Sensacion i të ashtuquajturës Kosova – në Prishtinë do të luaj për një vend në Kupën e Botës
Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.
Tani, Kosovën e pret finalja e madhe në Prishtinë të martën. “Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Turqinë, që e eliminoi Rumaninë me rezultat minimal 1:0. /albeu.com/


