Presidenti Erdogan akuzon Benjamin Netanyahu: Izraeli po planifikon pushtimin e Libanit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk po synon vetëm Iranin, por po planifikon edhe pushtimin e Libanit.

“Qeveria e Benjamin Netanyahut nuk po synon vetëm fqinjin tonë Iranin, por po zbaton hap pas hapi planet e saj për të pushtuar Libanin”, deklaroi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Të lidhura

None found

Ai e ka përshkruar përsëri konfliktin në Iran si “luftën e Izraelit”, e cila “po bën që së pari myslimanët dhe pastaj i gjithë njerëzimi të paguajnë një çmim shumë të lartë”.

Sipas raportimeve të Anadolu, gjatë një takimi të partisë së tij AKP në Ankara, Erdogan deklaroi se rajoni “po përjeton ditët e tij më të dhimbshme në një shekull” dhe se “rrjeti gjenocidal, i verbuar nga urrejtja, po e tërheq gjeografinë tonë në katastrofë, duke u fshehur pas motiveve fetare


Shtuar 26.03.2026 16:13