Pasuritë e Ervis Martinajt në duart e shtetit, kërkohet marrja në pyetje e babait të ish-bosit të lojërave të fatit

Në GJKKO këtë të martë është mbajtur seanca për heqjen e sekuestros së pasurive të familjarëve të Ervis Martinaj, i cili prej më shumë se 3 vite e gjysmë rezulton i zhdukur.

Bëhet me dije se ka rrëzuar këtë kërkesë të familjarëve të Martianjt për heqjen e sekuestros dhe lirimin e pronave.

Mbrojtja pretendoi se kërkesa është dorëzuar në Gjykatë prej rreth dy vitesh, ndërsa afatet ligjore përcaktojnë një kohë shqyrtimi brenda një viti.

Gjyqtari Erion Bani e rrëzoi këtë kërkesë, pasi sipas tij Prokuroria e ka depozituar kërkesën për konfiskim brenda afatit ligjor e për këtë arsye nuk jemi ne kushtet e shuarjes.

“Kërkesa për shuarjen e masës se sigurisë është e pabazuar në ligj e në prova, përderisa prokuroria ka kompetencë të hetojë për dy vjet nga sekuestroja, bazuar në ligj, ka disa kërkesa për zgjatjen e sekuestros dhe është vendosur zgjatja e afatit të sekuestros dy herë deri në dhjetor 2025.

Masa shuhet nëse në momentin kur mbaron afati i shtyrë i masës, nuk është kërkuar nga prokuroria konfiskimi”, thuhet në vendim.

Kujtojmqë në 23 janar të vitit 2023, pasuritë e Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij, janë sekuestruar pasi sipas SPAK janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

Ndërkohë me kërkesë të SPAK, në seancën e radhës pritet të merren në pyetje si dëshmitarë një grup personash të cilët zotërojnë pronat e Ervis Martinaj mes tyre edhe babai Mustaf Martinaj

Pasuritë e sekuestruara të Ervis Martinajt:

Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.

50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.

Shoqëria “M…. U…..” shpk, me aksioner me 100% shtetasin M.M.- Status Aktiv.

Shoqëria “M………E.M” shpk, aksioner shtetasin M.M. – Statusi aktiv.

Subjekti “Ervis Martinaj”.

Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja M. – Status aktiv.

Subjekti “D…………M….”, PF – Status aktiv.

Subjekti “V……K…..” PF. -Status aktiv

Shoqëria “S.P.E E…….” shpk, me aksioner 100% V.K. – Status aktiv.

21% të aksioneve dhe aseteve të shoqëria “S.P.E Gj….” shpk, të zotëruara nga shoqëria “S.P.E E……”, në të cilën shtetasi V.K. është aksioner me 100% të aksioneve.

5 (pesë) automjete të markave të ndryshme.

Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases D.M..

Pasurie me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve E.M. dhe R.M..

Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases V.M..

Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.

Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të M.M.

Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.

Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases V.M.

Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.

Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të V.M.

Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.

Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.

Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.

Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.

Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.

Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë.

Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë.

Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë.

Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.

Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë.

Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.

Biznesmeni dhe një ndër njerëzit më të rëndësishëm të krimit në Shqipëri, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur pa gjurmë prej 9 Gushtit të vitit 2022. Ai ishte i shpallur në kërkim nga SPAK dhe fshihej pas edhe disa atentateve që u bënë ndaj miqve të tij të ngushtë. Për herë të fundit ai raportohet se është parë pranë Shijakut.

Ish-agjenti i Operacionales, Jeton Lami ishte shoqërues i tij, por ai nuk ka pranuar të flasë.

Që atëherë, Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë dhe fati i tij ka mbetur mister. Herë deklarohet se ai është vrarë e herë se ka dalë vetë nga “qarkullimi” për t’i shpëtuar hakmarrjes së një grupi bandash që u bashkuan kundër tij. Autoritetet shtetërore, pavarësisht deklarimeve, deri më sot nuk kanë një pistë zyrtare se çfarë ka ndodhur me mbretin e kumarit.


Shtuar 24.03.2026 13:30