Dali fotot e para të Ajola Xoxës me barkun e rrumbullakosur

Vetëm pak ditë më parë, avokati i Ajola Xoxës, konfirmoi atë që prej kohësh përflitej, Ajola Xoxa, është shtatzënë.

Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes, shkak është bërë procesi gjyqësor ndaj saj dhe bashkëshortit të saj.

Ndërkohë që prej më shumë sesa 1 viti ajo po përballet me drejtësinë, paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë fotot e para të saj, ku dukshëm duket edhe barku i rrumbullakosur.

Nën shoqërinë e nënës së saj, Ajola është shfaqur në rrugët e Bllokut, ku duket në muajt e fundit të shtatzënisë. Ndonëse e veshur me të errëta dhe me të gjera, si për të fshehur disi barkun, dukshëm është vënë re.

 

 

Që para se të niste kalvari i drejtësisë për çiftin Veliaj, Ajola ka zgjedhur që të ruante një profil të ulët në media, duke preferuar që edhe në shtatzëninë e parë të rrinte diskrete.

E teksa me të dytën, situata e saj, jo vetëm juridike është e komplikuar, Ajola preferon që edhe kur del në publik, ‘të kamuflojë’ disi pamjen e saj si për t’i shpëtuar syve të kureshtarëve. I shte avokati i Ajola Xoxës, Maksim Haxhija, ai që bëri të ditur në sallën e gjyqit se ajo nuk mund të ishte e pranishme për arsye shëndetësore. Sipas deklarimit të tij, mungesa lidhet pikërisht me shtatzëninë.

“Sipas rekomandimit të mjekut, për shkak të shtatzënisë, ajo nuk mund të paraqitet në gjykatë”, – u shpreh avokati, duke sqaruar edhe arsyen e mungesës së saj në seancë.

Megjithatë, lajmi për zgjerimin e familjes shënon një moment personal të rëndësishëm për Ajola Xoxën dhe Erion Veliajn, të cilët duket se po përgatiten të mirëpresin një tjetër fëmijë në jetën e tyre.

Kryebashkiaku i Tiranës, ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë.

SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.

Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.

 


Shtuar 15.03.2026 11:36