SOT, DITA E VERËS/ Ja si parashikohet moti për këtë të shtunë

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare dhe kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtra (në male) parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës deri pasdite përgjatë ultësirës perëndimore dhe relieveve malore të vendit.

Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Deti – Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë


Shtuar 14.03.2026 08:36

Tags: ,